Një djalë 10 vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në Skrapar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalanjaj, në komunën Qendër të rrethit të Skraparit, ku djalit i ka plasur në duar një ndezëse granate.
Ernest Rushaj ishte duke shkuar në shkollë kur ka gjetur në rrugë ndezësen e granatës, të cilën sapo e ka marrë i ka shpërthyer në duar duke i dëmtuar rëndë duart dhe pjesë të barkut.
Me urgjencë dërgohet në spitalin e Beratit ku fatmirësisht mjekët shprehen se është jashtë rrezikut për jetën.