Hoteli me 105 kate e cila dominon horizontin në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, mund të hapet vitin e ardhshëm, pra plot 26 vjet që kur ka filluar ndërtimi i saj.
Ndërtesa në formë piramidale është bërë e njohur si "Hoteli i kijametit".
Shefi ekzekutiv i grupit Kempinski, i cili do të menaxhojë hotelin Ryugyong, tha se vetëm 150 dhoma në katet e larta do të përdoren si hotel.
Reto Wittwer tha se dyqanet, restorantet dhe zyrat përfundimisht do të hapen në katet më poshtë.
Ndërtimi i ndërtesës filloi në vitin 1987.
Kjo është ndërtesa e 47-të dhe më e larta në botë, plot 330m dhe ka numrin më të madh me kate, të cilat janë 105.