English

Nurset Dalipi, arrestohet në Durrës për llogari të drejtësisë zvicerane

Është arrestuar në Durrës shtetasi shqiptar nga Maqedonia, 45 vjeçari Nurset Dalipi, i lindur në Shkup por me banim në Francë.

Dalipi kërkohej nga drejtësia zvicerane pasi në vitin 2005 ishte dënuar për armëmbajtje pa leje nga gjykata e Gjenevës.

Nurset Dalipi kërkohej dhe nga drejtësia maqedonase për veprën penale plagosje të rëndë më armë zjarri me pasojë vdekjen. Gjithashtu Interpoli maqedonas e ka shpallur këtë person në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

KOMENTE