English

Përplaset autobuzi me targa Kosove.Asnjë i plagosur

Një aksident tjetër por për fat të mirë pa pasoja në njerëz ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Rrilë të Lezhës.

Autobuzi me targa Kosove udhëtonte drejt Tiranës mësohet të jetë përplasur pas daljes së tij nga rruga.

Fatmirësisht autobuzi kishte lënë pasagjerët në Shkodër, të cilët ishin kthyer nga Meka, dhe po kthehej bosh në Tiranë. Edhe shoferi i mjetit Bujar Cuni, nuk ka pëesuar dëmtime ndërkohë policia po heton zbardhjen e këtij aksidenti fatbardhë.

KOMENTE