Fjala vampir direkt sa e dëgjon të ngjall një lloj drithërime dhe frike. Vampirët për shumë njerëz kanë ekzistuar dhe për shumë të tjerë jo. Mendimet janë nga më të ndryshmet lidhur me përkufizimin VAMPIR të një qenie njerëzore.
Por për ata që kanë jetuar në mesjetë, historia e vampirëve ishte një biznes vdekjeprurës serioz - dhe ata morën masa ekstreme ndaj të gjithë të dyshuarve, për t'i çuar ata në jetën e përtejme.
Dhe tani pas shumë e shumë viteve kanë dalë dhe detajet e një prej disa varrime 'vampir' në Britani.
Një raport i ri tregon se arkeologjia ka zbuluar një skelet, që daton nga 550-700AD, varrosur në qytetin e lashtë Southwell, Nottinghamshire, me gozhdë metalike metalike përmes supeve të tij, në zemër dhe këmbë. Ai besohet të jetë një varrim ku njerëzit i konsideronin edhe pse të vdekur, tepër të rrezikshëm.
Vetëm një numër i vogël i këtyre varreve janë zbuluar në Britani të Madhe.
Zbulimi është detajuar në një raport të ri nga Matthew Beresford, i Arkeologjisë Southwell.