Situata e dritave në Lezhë prej 15 ditësh në Lezhë ka sjellë dhe bojkotimin e mësimit nga nxënësit e shkollës në fshatin Mant.
Por edhe mëngjesin e sotëm një incident tjetër ka ndodhur në fshatin Tresh të Lezhës. Një sasi eksplozivi i është vendosur shtyllës së tensionit të lartë duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme, ku mendohet se shkak për këtë është bërë mungesa e energjisë elektrike prej rreth një muaj.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.