Mediat italiane njoftojnë sot se një shqiptar 28 vjeç, është plagosur në kokë me armë, nga një tunizian në sheshin kryesor Berlina, në Pisa të Italisë, pranë bar “Tempullit” .
Të dhënat paraprake thonë se tuniziani i moshës 50 vjeç ka plagosur në kokë shqiptarin rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal nate.
Roja e barit është treguar i shkathët në ndalimin e tunizianit dhe më pas ia ka dorëzuar policisë.
Shkaqet akoma nuk janë bërë të njohura por sherri ka përfshirë 5 persona, ku policia po punon për hedhjen dritë ndaj këtij incidenti.