Mesditën e djeshme në Fier ka ndodhur një aksident tragjik.
Në fshatin Luar, një traktor ndërsa punonte tokën ka zënë poshtë tij një fëmijë 5 vjec, me iniciale O.M, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.
Blutë e Fierit kanë ndaluar shoferin që drejtonte traktorin dhe po punojnë për të zbardhur këtë aksident tepër tragjik.