English

Gruaja kanadeze, kërkon 25 mijë dollarë shpërblim. Fqinji adoleshent bën zhurmë

Një grua në Ontario, Kanada dëshiron që fqinji i saj të paguajë 25 000 dollarë, për shkak se djali i tij adoleshent luan basketboll para shtëpisë me zë shumë të lartë.

Ann Langdon, nga Peterborough, Ontario, beson se zëri i lartë i adoleshentit është mjaft shqetësues gjatë lojës kështu që ajo është ankuar në zyrat e Aktit të Mbrojtjes së Mjedisit Ontario.
Kërkesa është quajtur si iracionale dhe boshe nga ana e fqinjëve, por avokatja e këtyre zyrave pretendon se fqinji duhet t'i paguajë 25 000 dollarët sipas rregullave.
Ann Langdon, një shkrimtare, pretendon se për 3 vjet rresht zhurma e krijuar nga djali adoleshent i ka shkaktuar asaj probleme me shëndetin pasi nuk mund të flerë e qetë.

Në fakt familja hedh poshtë akuzat pasi thotë se djali i tij luan në pjesën e vet të shtëpisë si dhe ai nuk luan gjithë ditën dhe gjithë natën, pasi eshte i zënë me detyrat e tij si nxënës.
Gjithashtu familja shprehet se Langdon ka humbur të gjithë kredibilitetin kur ajo kërkoi 25.000 $ për shqetësim, pasi djali luan vetëm disa orë në ditë dhe jo me atë zhurmë si ajo shpjegon.
Vendimi akoma nuk eshte marrë nga zyra e Mbrojtjes së Mjedisit Ontario.

KOMENTE