English

Ministrat e Ballkanit Perëndimor, vendosën lëvizje e lirë në Shengen por dhe luftë ndaj trafikimit

Në përfundim të sesionit të parë të Forumit Ministerial BE – Ballkani Perëndimor, Ministri i Brendshëm, z. Flamur Noka, Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme znj. Sesilia Malstrom, Ministrja e Brendshme e Qipros, znj. Eleni Mavru, Ministri i Drejtësisë Lukasa Luka (Qipro) dhe Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, për mediat shqiptare dhe ato të huaja, të pranishme në Ministerial.

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, në prononcimin i tij nënvizoi se, në “cilësinë e mikpritësit të këtij ministeriali, dëshiroj të falënderoj komisioneren Malstrom, Presidencën qipriote për organizmin e këtij forumi kaq të rëndësishëm në Tiranë, si edhe kolegët e tjerë ministra për pjesëmarrjen. Sesioni i parë, ishte një sesion mjaft i dobishëm dhe frutdhënës, përsa i përket çështjeve dhe pikave që trajtoi.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin problemi i respektimit të regjimit të vizave nga ana e qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, lufta që bëjnë qeveritë e vendeve të Ballkanit perëndimor kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe lufta që bëjnë po këto qeveri kundër trafikimit të armëve të lehta drejt kufijve të Europës perëndimore.

Ajo që mund t’ju them ishte se patëm mundësinë të paraqesim arritjet dhe punën e bërë, sipas të gjitha pikave të referuara në këtë sesion. Gjithashtu, ishte një kënaqësi që konstatuam edhe nga ana e përfaqësueses znj. Malstrom, se Shqipëria ka bërë arritje, se Shqipëria ka bërë progres dhe se, megjithë problematikën që ka patur, nuk është ndër vendet që ka paraqitur problematikë të theksuar apo që ka shqetësuar BE-në, qoftë sa i përket çështjes së lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen të qytetarëve të saj, qoftë edhe sa u përket çështjeve të tjera që u diskutuan sot. Në emër të Qeverisë shqiptare dhe të institucionit që drejtoj deklaroj se do të vijojmë përpjekjet për të përmbushur të gjitha detyrimet, në respekt të detryimeve që burojnë për respektimit e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptarë, si edhe të vijojmë në frymën bashkëpunimit me vendet e Ballkanit perëndimor dhe Be-së, për të luftuar me tolerancë zero trafikun e qenieve njerëzore, atë të armëve, por edhe çdo lloj tjetër aktiviteti kriminal.

Ndërsa, Komisionerja e BE-së, për Çështjet e Brendshme, znj. Sesilia Malstrom, e pyetur nga gazetarët e pranishëm, më së shumti, lidhur me çështjet e penalizimeve të mundshme nga ana e BE-së, për vendet e Ballkanit perëndimor apo të Shqipërisë, u shpreh se pavarësisht shqetësimit të BE-së lidhur me çështjen e azilkërkuesve, “klauzola për pezullimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, do të jetë një vendim shumë i matur nga ana e Parlamentit Europian. Është një amendament në Kodin e Vizave për të gjithë vendet me të cilat kemi marrëveshje për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen dhe jo vetëm me vendet e Ballkanit perëndimor. Nëse kjo masë do të hyjë në fuqi, do të jetë në bazë individuale, për çdo vend, masë e cila pas propozimit të Komisionit, do të votohet me shumicë të cilësuar. Unë jam një mbështetëse e zjarrtë e vijimit të procesit të liberalizimit të vizave dhe bindja ime dhe e këshillit është të japim edhe më shumë lëvizje të lirë jo vetëm për rajonin, por edhe për rajonte të tjera të botës. Por, në rast se kjo nuk fuksionon sipas parametrave të kërkuar, duhet të ketë edhe një klauzolë pezullimi”

Por, edhe Ministrja e Brendshme znj. Eleni Mavru, në ndërhyrjen e saj, saqroi se ky takim nuk synon klauzolën e pezullimit të lëvizjes së lirë, por rritjes së bashkëpunimit mes palëve për të shmangur abuzimet dhe konsolidimin e këtij benifiti në vijimësi, konform parametrave dhe rregullave të kërkuara nga BE-ja.

Në fund të sesionit të parë, vendet Ballkanit Perëndimor, dolën me deklarata të përbashkëta, lidhur me respektimin e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, si edhe luftës së përbashkët kundër trafikimit të Qenive Njerëzore dhe armëve.

KOMENTE