English

Muaji Tetor sjell në prangat e policisë 170 persona

Policia e Shtetit në vazhdimësi ka marrë një sërë masash, me qëllimin krijimin e një ambienti sa më të sigurt.
Në këtë kuadër, strukturat e Policisë së Shtetit, krahas shërbimeve të tjera policore, një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar punës për marrjen dhe përpunimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim organizimin e finalizimin me sukses të operacioneve policore për kapjen dhe vendosjen e këtyre personave para drejtësisë.
Në sajë të mirë-organizimit të punës policore në këtë drejtim, gjatë muajit tetor 2012, u bë e mundur kapja e 170 personave të kërkuar, të cilët janë akuzuar nga organet e drejtësisë për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Për kryerje të krimeve në fushën penale ndaj jetës, personit dhe pronës, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e 103 personave të kërkuar, ku nga këto:
· 4 persona ishin shpallur në kërkim nga policia për kryerjen e krimit të vrasjes,
· 41 persona kërkoheshin nga policia për kryerje të krimeve kundër personit,
· si dhe 58 persona ishin të shpallur në kërkim për kryerje të krimeve ndaj pronës.
Për kryerje të krimeve në fushën e krimit të organizuar dhe krimeve ekonomiko-financiare , u bë i mund finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e 20 personave, nga të cilët:
· 9 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e drogës,
· 5 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e trafiqeve të paligjshme,
· si dhe 6 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.
Ndërkohë që për kryerje të krimeve të tjera, nga strukturat policore u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e:
· 46 personave të shpallur në kërkim.
Gjithashtu gjatë këtij muaji është bërë i mundur edhe finalizimi me sukses i operacionit policor për kapjen e një personi të larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë me të njëjtin intensitet punën policore, me qëllim vënien para drejtësisë të personave të akuzuar për kryerje të veprave penale.

KOMENTE