English

Pronari grek e lidh shqiptarin pas pemës

Incidentet e ndryshme midis grekëve dhe shqiptarëve sidomos mes emigrantëve nuk kanë të sosur. Arsyet janë nga më të ndryshmet madje ndonjëherë edhe më të rënda se ato që shkruajnë mediat, pasi e vërteta e plotë zbulohet gjithmonë shumë më vonë.

Në ishullin Salaminë, në Greqi, shqiptari i cili punonte në një furrë buke me pronar grek është gjetur i lidhur pas një trungu peme ditën e dielë rreth drekës.

Ai është gjetur nga banorë të zonës të cilët e kanë ndihmuar madje duke e dërguar edhe në spital.

Arsyeja thuhet pasi shqiptari e vidhte pronarin grek në dyqan. Më pas pronari grek vetëdorëzohet në polici duke i shpjeguar situatën, por policia nuk u bind me dëshminë e tij se ai ishte vjedhës. Materialet i kanë kaluar prokurorisë.

KOMENTE