English

Reforma e administratës gjyqësore, çelësi kryesor i besimit në drejtësi

-“Reforma e administrates gjyqësore, është një nga celësat kryesorë të forcimit te besimit te publikut tek drejtesia. Takimin e parë me sistemin e drejtesisë, qytetarët e kane me admininstratën gjyqësore. Perfomanca e saj është thelbësore në klimën e besimit të qytetarëve tek sistemi.” –theksoi ministrit Halimi

Misioni Euralius në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë paraqitën publikisht në datën 2 nëntor një nga reformat më të rëndësishme të sistemit gjyqësor atë të administratës gjyqësore. Në Konferencën e organizuar për prezantimin e Projektligjit “ Për Administratën Gjyqësore” ishin të pranishëm Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi, Drejtuesi i Misionit Euralius z. Joaquin Urias , shefi politik i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri,z. Clive Rumbold, Kryetarë dhe Kancelarë të Gjykatave të Gjykatave të Rrethit dhe të Apelit, Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Drejtësisë, Administrata Publike dhe Organizata të të Drejtave të Njeriut si edhe të palë të interesuara në Sistemin Shqiptar të Drejtësisë si dhe eksperti për këtë cështje z. Joze De Lamata.

Konferenca kishte si qëllim diskutimin mbi propozimet për një ligj të ri për administratën gjyqësore. Sipas opinionit të disa ekspertëve ndërkombëtarë një nga problemet kryesore në gjykatat shqiptare është mungesa e proçedurave të qarta dhe transparente për rregullimin ligjor të administratës së gjykatave sipas standarteve Europiane.

Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi e konsideroi këtë projektligji si mënyrën më të mirë për të modernizuar administratën gjyqësore e cila i jep asaj një status të ri, që mbron, përforcon e garanton administraten e gjykatave.
“Reforma e administrates gjyqësore, është një nga celësat kryesorë të forcimit te besimit te publikut tek drejtesia. Takimin e pare me sistemin e drejtesise, qytetaret e kane me admininstraten gjyqesore. Perfomanca e saj eshte thelbesore ne klimen e besimit te qytetareve tek sistemi.” –theksoi ministrit Halimi

Projektligji i propozuar adreson edhe gjetjet e Komisionit Evropian, sipas të cilit “mungesa e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për administratën gjyqësore në përputhje me standardet evropiane, me gjykata dhe staf gjyqësor të organizuar në mënyrë të qartë, pengon transparencën dhe efiçencën në aktivitetet e gjykatave.“ Ai mban në konsideratë tipologjinë e organizimit të pushtetit gjyqësor, që për nga pikëpamja e organizimit, ku çdo gjykatë drejtohet me kompetenca të plota administrative nga Kryetari i Gjykatës.

Reforma e propozuar gjeti mbështetjen e drejtuesve të gjykatave . Gjatë analizës që kryetarët e gjykatave i bënë ndryshimeve ligjore të propozuara u vu re një mirëkuptim rreth modelit të ri mbi të cilën do tentohet të funksionojë administratata gjyqësore. Kjo reformë vjen pas shumë reformash të suksesshme që ministri Halimi ka kryer. Është ndërtuar një sistem dixhital, bazuar në transparence; është reformuar noteria, përmbarimi, rregjistrimi i pronave ndërsa brenda muajit nentor do të bëhet rishpendarjen e gjyqtareve.

KOMENTE