Barak Obama dhe Mitt Romney janë sot në orët e fundit të fushatës presidenciale të 2012, pasi ata mbajtën mitingjet përfundimtare.
Të dy burrat e shtetit më të fuqishëm në botë nuk mundën të ndalin edhe emocionet e tyre.
Në sytë e Obamës u vërejtën lot, ndërsa Romney dukej tepër entuziast në pamje të jashtme.
Romney ka hedhur votën e tij në Belmont, Massachusetts së bashku me gruan e tij Ann, dhe do të fluturojnë në Cleveland, Ohio dhe Pitsburg, Pensilvani për të përmbushur takimet me mbështetësit e tij në minutën e fundit.
Obama do të zhvillojë një duzinë intervistash satelitore nga Çikago që do të transmetohen në shtetet fushë beteje. Tashmë shoku i tij dhe njëherash zëvendëspresident, Joe Biden, është fotografuar të hedhë votën e tij në Greenville, Delaware, që në orët e parë të ditës së sotme.
Tregtarët dhe investitorët duket se janë dakord në një gjë në lidhje me zgjedhjet presidenciale amerikane të së martës: Tregjet dëshirojnë një fitues të qartë të mërkurën në mëngjes.
Sondazhi më i fundit tregon se gara është tepër e ngushtë në favor të Obamës, 48% me 46%.
Por tregjet urrejnë pasigurinë, dhe kjo vihet re në tregjet amerikane. Ata nuk duan një luftë presidenciale të zgjatur ashtu si në vitin 2000 në mes Al Gore dhe George W. Bush.
"Nëse ne zgjohemi mëngjesin e së mërkurës dhe ne nuk dimë rezultatet,do të jetë një shkëmb fiskal, gjë që do të ndikojë mjaft në axhendën tonë," tha Art Hogan, drejtor i Lazard Capital Markets në New York.
Ndërsa Jonathan Golub, shefi strateg në SHBA i ekuitetit të Letrave me Vlerë UBS,tha se tregu është duke pritur një fitore të Obamës.
Të tjerë analistë të botës financiare janë shprehur pro dhe kundër dy kandidatëve duke cilësuar se çfarë mund të ndodhë nëse fiton njëri apo tjetri.
Një shqetësim në tregjet është se një fitore e Romney do të hedhë statusin e shefit të Rezervës Federale Bernanke në dyshim.
Romney ka thënë se ai do të zëvendësojë Bernanke, e cila ka qenë një shtyllë e obligacioneve dhe çmimeve të aksioneve në vitet e fundit.
Benchmark S & P 500, ka mbledhur 67 për qind nga viti kur Obama mori detyrën - një nga më mbresëlënëset.
Kthimet kumulative për të gjitha maturitetet në të gjitha thesaret e SHBA janë në 14 për qind nga viti që Obama mori detyrën, sipas të dhënave nga Barclays.
Një fitore e Romney mund të rritë paqëndrueshmërinë e normës së interesit, tha Tom Sowanick, nga Federal Reserve, njëkohësisht bashkë-presidenti dhe shefi i investimeve në OmniVest Group LLC në Princeton, New Jersey.
Por, nëse Obama merr katër vjet më shumë në Shtëpinë e Bardhë, tha Sowanick, politika aktuale e lehtësimit sasior ka potencial për t'u përshpejtuar.