English

Athina skena lufte. Protestuesit përleshen me policinë (FOTO)

Ashtu siç kishin lajmëruar për protestën 48 orëshe sot Athina u kthye në një arenë lufte, ku mijëra demonstrues vazhduan protestën e tyre në Sheshin Sintagma,
në qendrën e kryeqytetit grek para parlamentit.

Protestuesit thërrisnin dhe mbanin flamurë jo vetëm të Greqisë por dhe të shteteve që janë prekur nga kriza si Portugali, Spanjë Itali.

Kryeministri grek Antonis Samaras thotë se ai është në garë për të zbatuar zotimet dhe rivendosur besueshmërinë. Ai shton se shumë masa janë të përshtatshme, por shkurtimet e pagave e pensioneve janë të padrejta. Megjithatë, ata premtojnë. "Ne nuk mund të injorojmë të vetmet mundësi që Greqia ka në këto momente" thotë ai. "Askush nuk mund të përjashtohet nga masat e marra."

Forcat policore të cilat ishin radhitur përpara parlamentit, qëlluan me gaz lotsjellës drejt protestuesve. Këta iu kundërpërgjigjën duke u gjuajtur me bomba "molotov”.
Demonstrat janë duke u zhvilluar edhe në qytete të tjera të mëdha të Greqisë.

Ndërsa udhëheqësi i partisë Syriza, Alexis Tsipras akuzon qeverinë se nuk mbajti premtimet e saj zgjedhore. Gjithashtu thekson se Samaras nuk ka qenë në parlament për katër muajt e fundit.

Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hyrë në 10 Downing Street për bisedime me David Cameron lidhur me situatën që paraqet Greqia.

Fotot në krah tregojnë momente nga protesta e qytetarëve rreth orëve të mbrëmjes.
Paketa e re e masave shtrënguese, e katërta për Greqinë në një periudhë tre-vjeçare, do të mbyllte deficiti e buxhetit, do të ulte borxhin dhe do të rriste konkurrencën e ekonomisë greke.

Sipas kësaj pakete, mosha e daljes në pensionit do të rritet deri në 67 vjeç (aktualisht është 65 vjeç). Gjithashtu në bazë të masave të reja shtrënguese do të ketë ulje rrogash dhe reforma në tregun e punës.

Punëtorët i tremben faktit se këto masa do ta bëjnë më të thjeshtë pushimin e tyre nga puna, në një periudhë kur papunësia ka arritur deri në 25% të popullsisë.

KOMENTE