English

Franca në prag të ligjit për adoptimin e fëmijëve nga çiftet Gay

Franca tashmë ka lejuar martesat e të njëjtit seks. Presidenti i ri Francois Hollande kishte premtuar një të drejtë të tillë dhe të tjera të drejta si adoptimi i fëmijëve, për çiftet e të njëjtit seks gjatë fushatës së tij dhe tashmë duhej bërë realitet.

Por kjo gjë ka sjellë kundërshtime të shumta dhe ligji pritet të debatohet në parlament në muajin Janar.

Më shumë se 1000 kryebashkiakë kanë nënshkruar peticionin pasi janë kundër ndryshimeve të propozuara, ndërsa një prej politikanëve të opozitës ka sugjeruar se legalizimi i martesave gay mund të çojë drejt poligamisë, sipas korrespondentit të BBC-së në Paris.

Aktualisht, vetëm çiftet e martuara - jo partnerët me bashkime civile - mund të adoptojnë fëmijë në Francë. Një numër shtetesh europiane, përfshi Gjermaninë, Suedinë dhe Britaninë e Madhe, lejojnë tashmë adoptimin për gay-t.

KOMENTE