English

Jessica Parker fton çiftin Obama në një koktej donatorësh në shtëpinë e saj (FOTO)

Presidenti Barak Obama dhe zonja e tij Michelle ka marrë pjesë në një darkë intime në Manhatan një ditë më parë, të organizuar nga zonja e qytetit siç quhet, Jessica Parker dhe burrit të saj, në shtëpinë e tyre.

Darka kishte si synim mbledhjen e fondeve lidhur me fushatën e tij presidenciale dhe në darkë merrnin pjese donatorët të cilët kishin kontribuar me 40 mijë dollarë për pjesëmarrjen në darkë.

Ms Parker, e veshur me një fustan me dantellal për koktej, një gjerdan me xhevahir dhe një unazë diamanti gjigand, i dha presidentit një përqafim dhe puthje si ajo e prezantoi atë me donatorët në Manhattan, në shtëpinë e saj.
Ajo iu drejtua Michelle Obama duke e quajtur si zonja e parë dhe gjithmonë rrezatuese dhe e jashtëzakonshme, dhe tha se grupi prej 50 donatorë kishte mbledhur "shpresë, dhe entuziazëm të madh".

Në darkë merrnin pjesë njerëz të artit dhe të kinematografisë por dhe biznesmenë dhe analistë të fuqishëm të botës ekonomike, si Meryl Streep, Olivia Wilde, Aretha Franklin, Solange Knowles, Andy Cohen, modeli Chanel Iman, dizenjuesi Michael Kors, Georgina Chapman etj.


KOMENTE