English

Kompensimi i pronës së llojit truall. Si do të kryhet

Këshilli i Ministrave miratoi sot, përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit pronarëve, në të holla, për vitin 2012.

"Kompensimi i pronës së llojit truall, do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendodhjes së pronës që kompensohet dhe se nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara që kanë përfituar më parë kompensim të plotë apo të pjesshëm me vendimin, me të cilin aplikojnë.


Ky vendim është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në reflektim të sugjerimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për krijimin një skeme të re, të drejtë, kompensimi. Vendimi krijon mundësinë e kompensimit për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim, duke respektuar radhën kronologjike, nisur nga numri dhe data e vendimit bazë, me të cilin aplikohet.

KOMENTE