Spray nazal, që ishte lajmëruar muaj më parë, i cili do të ndihmojë gratë për të arritur orgazmën gjatë seksit tashmë do të jetë i gatshëm për t'u përdorur.
Spray i cili hidhet në hundë arriti të prodhohej në bazë të studimeve të ndryshme shkencore, pasi anorgasmia,problemi i grave për mos kënaqësi në mardhëniet seksuale sa po vinte dhe po shtohej.
Trajtimi, i quajtur Tefina, duhet të administrohet me pika nëpërmjet hundës dy orë para seksit dhe pritet të punojë për gjashtë orë.
Testosteroni është hormoni bazë që përman medikamenti Tefina, është menduar për të rritur dëshirën seksuale duke aktivizuar pjesë të rëndësishme të trurit dhe rritjen e fluksit të gjakut në organet seksuale.
Hulumtuesit thanë se nuk presin efekte anësore të tilla si, rritjen e qimeve ose puçrra në fytyrë apo thellimin e zërit.
Tefina është duke u zhvilluar nga Kompania farmaceutike kanadeze Trimel dhe është mbështetur nga shkencëtarët e Universitetit Case Western Reserve në SHBA dhe Monash University në Australi.