English

Shpëtim Haruni, humb jetën në aksident dhe plagosen 2 të tjerë

Si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh, pikërisht në kthesat e fshatit Visokë të rrethit Mallakastër kanë mbetur 2 persona të plagosur dhe një ka humbur jetën.

Shpëtim Haruni, 45 vjeç nga fshati Panahor i Mallkastrës, ka rënë me mjetin e tij që po udhëtonte direkt në lumin Gjallicë, nga një lartësi rreth 30-40 metra, duke humbur jetën e tij.

$5 vjeçari që ka humbur jetën ishte oficer në burgun e Rrogozhinës, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër ndodhen në spitalin e Fierit.

Pakujdesia e drejtuesit të mjetit dhe terreni mjaft i rrëshqitshëm si pasojë e motit me shira, mendohet të jenë shkak për aksidentin tragjik.

KOMENTE