English

11 vjeçari vdes gjatë operacionit në spitalin francez në Tiranë

Në spitalin francez në Tiranë që ndodhet në kompleksin e spitalit Nënë Tereza, ka ndodhur një ngjarje tragjike.

11-vjeçari me inicialet D.A, nga një fshat i Tiranës, ka hyrë në spital për një ndërhyrje kirurgjikale estetike pasi kapakët e syve nuk i hapeshin.

Para se të futej mjekët i kishin dhënë garanci prindërve pasi ishte një operacion më tepër estetik, thonë burimet spitalore.
Por në pritje të përfundimit të operacionit djali nuk ka mundur të dalë i gjallë, pasi ka vdekur gjatë operacionit.

Në operacion asistonin dhe dy mjekë irlandezë. Sipas informacioneve të para mësohet se 11-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të gabuar dhe komplikacioneve gjatë ndërhyrjes. Mjekët nga ana e tyre shpjeguan se shkak i vdekjes së fëmijës ka qenë anestezia e kryer. Sipas bluzave të bardha fëmija nuk ka përballuar dot anestezinë dhe ka humbur jetën gjatë operacionit.

Pas kallzimit në polici nga ana e prindërve, policia bën të ditur se fëmijës i është kryer dhe një autopsi e plotë dhe priten përfundimet që do të përcjellin mjekët e autopsisë, ndërkohë që është sekuestruar dhe kartela mjekësore.

KOMENTE