English

37 vjeçarja, Miss Bota në Bodybuilding Ndërkombëtar

Nënë e 2 vajzave, por është shpallur femra më e mirë në botë, në konkursin e organizuar në Romë për bodybuilder.

Lesley Blanchard, 37, nga Seaham, Qarkut Durham, nuk kishte fare lidhje me sportin, por para tre vjetësh ajo vendosi të trajnohet me synimin që sot ajo arriti.
Ajo u shpall 'Miss Bota' në Bodybuilding Ndërkombëtar dhe kampionatin Fitness.

Lesley është mbështetur në këtë eveniment edhe nga burri i saj i dytë, pronar i pronari i palestrës në Seaham, ku ajo u trajnua. Ajo filloi trajnimin me të vetmin synim që sot e bëri realitet, pasi donte të rriste besimin në veten e saj pas përfundimit të martesës së parë. Ajo qe takuar me burrin e saj të dytë Bruce McCall, rrastësisht dhe ai e kishte nxitur për këtë lloj trajnimi.

Tashmë ajo dhe vajzat e saj janë tepër të lumtura dhe ajo vazhdon të trajnojë persona në palestrën e burrit të saj, sidomos të atyre grave që duan të rrisin besimin në vetvete.

Dieta e saj konsistonte në sallatë, gjeldeti, peshk dhe arra.

KOMENTE