English

Banka turke "Ish Bank", së shpejti në Prishtinë

Në Prishtinë hapet banka turke "Ish Bank".
Guvernatori i Bankës Qëndrore Kosovë ka thënë se hapja e gjykatës që do të merrej drejtpërsëdrejti me zgjidhjen e problemeve gjyqësore që bankat në Kosovë kanë me
kredimarrësit e këqinj, do të ishte rezultative në ndikimin e uljes së normave të interesit të kredive në Kosovë.

Guvernatori ka shturar se gjykata shpreson të jetë funksionale dhe në bashkëpunim të mirë me organet e drejtësisë vitin tjetër.

Gjithashtu ai ka njoftuar hapjen e një banke të re turke, e cila është një ndër bankat më të mira të Turqisë e cila ka dhe degët e saj jo vetëm brenda Turqisë por edhe në Gjermani, Kinë Egjipt.


Banka turke "Ish Bank", që do të fillojë nga puna së shpejti është krijuar që në vitin 1924 dhe ka një eksperiencë mjaft të pasur në sistemin bankar si dhe një prej bankave më të mira të zgjedhura edhe nga revista "Euromoney".

KOMENTE