Barack Obama është kthyer në Uashington ku duhet të fokusohet në sfidat që e presin përpara ku së bashku me republikanët do të diskutojnë mbi marrëveshjen e reduktimit të deficitit të nevojshëm për të shmangur një krizë fiskale.
Presidenti i sapo rizgjedhur, përballet me një shkëmb "fiskal" të shkurtimeve të shpenzimeve dhe ngritjen e taksave nëse marrëveshja do të arrihet.
Republikanët kanë ruajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhje, por nuk arritën të marrin Senatin.
Kryetaria e Dhomës John Boehner la të kuptohet në mundësinë e një kompromisi, nëse presidenti bie dakord për reformën e taksave.
Z. Boehner, i cili negocioi me Z. Obama gjatë të ashtuquajturës "ujdi e madhe" e shkurtimeve të shpenzimeve dhe të ardhura të reja në vitin 2011, tha se ai do të pranojë të ri-mbledhjen e të hyrave, si pjesë e një marrëveshje të reformës tatimore.
Edhe para se ai me familjen e tij të fluturonte drejt Uashingtonit, ai kishte theksuar nevojën për të arritur një kompromis të buxhetit kur Kongresi fillon punën javën e ardhshme.
Koha është e ngushtë: shkurtime të shpenzimeve ushtarake dhe të brendshme janë gjithashtu në tubacion nëse një marrëveshje mund të arrihet.
Ekonomistët thonë se efekti i përgjithshëm i dështimit për të arritur një kompromis mund të vërë SHBA në recesion.