English

Bordelloja më e madhe në Evropë hapet në 2014

Austria tashmë është gati për të marrë një tërheqje ndryshe nga vendet Evropiane dhe për këtë duhet të mburret.
Një sipërmarrës austriak është gati të investojë 19.000.000 dollarë amerikanë për ndërtimin e bordellos më të madhe në Evropë.
Lokacioni i ri i mega-bordello deri tani është një sekret. Ajo do të quhet FunMotel dhe do të jetë në gjendje të presë deri në 1.000 klientë në ditë, me rreth 150 punëtore në shërbim të seksit.

"Ne kemi përhapur qëllimisht informacione të rreme në lidhje me vendin për të shmangur problemet, para se të merrnim autorizimin për të shkuar përpara", tha biznesmeni i projektit Laskaris Peterpër gazetën austriake Der Standard.

"Por kjo do të jetë e vendosur në një vend që nuk pengon askënd."

Hapja është planifikuar për vitin 2014, Laskaris, i cili tashmë drejton një sipërmarrje të ngjashëm në Vjenë, do të duhet të sigurojë që çdo gjë shkon sipas planit. Ai premton se FunMotel-i i tij do të mundësojë kalimin e industrisë së seksit nga ‘dyqanet tek supermarketet’.

Përveç shërbimeve të seksit, do të ketë restorante, palestër sallone bukurie, do të organizohen dhe festa seksi etj, pra çdo gjë që i shërben seksit.
Prostitucioni është legal në Austri, kështu që nuk mendohet të ketë probleme me autoritetet.

KOMENTE