English

Gjobiten pasi koleksiononin vezë

Dy persona janë gjobitur pas një hetimi policor 2-vjeçar pasi kishin koleksionuar duke vjedhur vezë nga foletë e zogjve të llojeve të ndryshme.

Marcus Betteridge, 52 vjeç dhe Seymour Crang, 49 vjeç, kanë ndërtuar një koleksion unik të vezëve të rralla pas vjedhjes nga foletë e zogjve. Policia pas hetimit 2 vjeçar me ndihmën e kompanisë për mosdëmtimin e kafshëve dhe shpendëve, bastisën shtëpitë e tyre duke marrë dhe koleksionet e vezëve që ata i kishin krijuar.
Policia zbuloi dhe një bllok ku ishte përshkruaj çdo gjë me detaje si dhe informacione të vezëve që prej një dekade.

Ata u gjobitën me rreth 2 mijë euro secili si dhe akuzohen për mos lejim të shtimit të shpendëve shumë të rrallë, pasi i merrnin vezët. ndërkohë ata kanë pohuar se nuk është asgjë kriminale pasi ishte thjesht një pasion.

KOMENTE