Krstimir Pantic, është kryetari i komunës së Mitrovicës në veri të Kosovës, është shprehur se asnjëherë nuk do të merrja para nga shqiptarët e Kosovës.
Çështja flet për një shumë parash prej 90 mijë dinarë i cili i ka marrë përmes fitimit të një burse doktorature në Beograd para 4 vitesh.
Pantic e ka pranuar këtë fakt por ai ka shpjeguar se në kohën që ai ka fituar bursën, 8 shkurt të vitit 2008, nga Ministria për Komunitet e Qeverisë së Kosovës për studimet e doktoraturës në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Beograd, pavarësia e Kosovës nuk ishte shpallur akoma, dhe se paratë jepeshin nga
UNMIK-u.