English

Minjtë dhe buburrecat po bëhen pronarë në çdo ambjent ushqimi

Specialistët e Pest Control janë thirrur me urgjencë në një prej spitaleve të një niveli të lartë në Mansfield, pasi një mi u gjet në sallën ku kryhen operacione.

Menjëherë drejtori i operacionit ka shtyrë operacionin dhe ka urdhëruar që të bëhet pastrimi i komplet sallës dhe dezinfektimi i gjithçkaje dhe çrrënjosja e minjve.

Brejtësit janë mjaft të rrezikshëm pasi shkaktojnë sëmundje fatale për njerëzit. Gjithashtu brejtësit dhe buburrecët janë një prej problemeve kryesore edhe në spitale, sidomos në guzhinat dhe ambjentet e tjera ku ka bazë ushqimore, pasi shkelen rregullat e higjenës dhe nuk zbatohen me rregull etapat e dezinfektimit sipas rregullores së higjenës.

Raste të kafshimit të pacientëve nga brejtësit nëpër spitale nuk kanë qenë të pakta, gjë që tashmë ka sjellë një alarmim të madh. Problemi është se nuk zbatohen rregullat e higjenës duke sjellë që miu të rritet dhe të lëvizë në gjithë ambjentet madje dhe në ato që nuk ofrojnë asgjë për brejtësit por si duket ata "bëhen kuriozë" dhe duan të eksplorojnë.
***********
Ndaj jo vetëm në Britani, por edhe në Shqipëri raste të tilla mbeten të pa raportuara, por kohët e fundit kanë filluar të thirren kompanitë e specializimit të Pest Control, sidomos nga aktivitetet e biznesit me bazë ushqimore, pasi problemi i minjve dhe i buburrecave ka dalë jashtë kontrollit.

Autoritetet e higjenës në bazë të kontrollit që ushtrojnë në subjeketet që kanë madhënie me publikun kanë marrë masat për ndalimin dhe zbatimin e rregullave të higjenës, por rezultatet tregojnë se masat nuk kanë qenë të rrepta.

Ndaj çdo njeri duhet të ndërgjegjësohet lidhur me Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizimin e ambjenteve duke mos pritur sa problemi që kanë të dalë jashtë kontrollit.

KOMENTE