English

Përplaset me ambulancën që kishte ndaluar për një tjetër aksident

Një elektricist vdiq pasi makina e tij u përplas me një ambulancë e cila kishte ndaluar për t'i erdhur në ndihmë një tjetër aksidenti rrugor.

Jonathan Burke, 21, u dërgua në spital pas aksidentit të dielën në mëngjes në Uashington, por ai vdiq më vonë, ndërsa 4 pasagjerë të tjerë që u përfshinë në aksident ndodhen në spital.

Familja e tij tha se ai ishte një djalë i jashtëzakonshëm dhe sapo ishte pranuar në universitet dhe dëshironte të bëhej një specialist në fushën e elektricitetit,

dhe për këtë ai kishte marrë pjseë në shumë ekspedita në gjithë Amerikën dhe Britaninë. Familja e tij humbi djalin e tyre më të dashur.

KOMENTE