Pink Embassy, në Tiranë, Organizata për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualeve kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me atë çka mësohet në librat e universiteteve mbi homoseksualitetin. Çfarë është dhe si trajtohet.
Në fakultetet e drejtësisë dhe të mjekësisë, thuhet në deklaratën e LGBT-së studentët mësojnë se "homoseksualiteti është një çoroditje dhe perversitet seksual”, gjë që ka shqetësuar ambasadën pink në Tiranë.
Ky përkufizim është i gabuar, diskriminues dhe nuk bazohet në teza shkencore, sepse Organizata Botërore e Shendetsisë, dhe komuniteti shkencor e kanë eliminuar homoseksualitetin nga lista e së mundjeve patologjike dekada më pare.
Gjithashtu anëtarë të kësaj organizate, shprehen se ishin tmerruar kur në një libër shkencor kishin lexuar se homoseksualiteti është baraz me pedofilzmin.