English

Asambleja Parlamentare e NATO-s nis sot punimet në Pragë

Ka nisur sot në Pragë takimi vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Takimi do të zgjasë 4 ditë.
Çështjet më të nxehta që do të diskutohen dhe do të zenë një peshë të madhe në asamble janë programi bërthamor i Iranit, konflikti në Siri, kriza në Eurozonë, Pranvera Arabe, politikat e brendshme të Rusisë dhe zhvillimi i burimeve natyrore të Arktikut.

Gjithashtu pritet të diskutohet përdorimi i avionëve të telekomanduar dhe aeroplanëve të NATO-s për tërheqje nga Afganistani në vitin 2014.

Asambleja Parlamentare e NATO-s përfshin delegatë nga 18 shtete të Aleancës, së bashku me vëzhgues nga shtatë vende të tjera si dhe përfaqësues nga Parlamenti Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim në Evropë.

Në seancën plenare, që do të mbahet më 12 nëntor, do të mbëjnë fjalën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe liderët qeveritarë nga Republika Çeke, Gjeorgjia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.

Parlamenti Evropian dhe OSBE-ja gjithashtu kanë dërguar përfaqësuesit e tyre.

KOMENTE