English

Jahjaga: Kosova, një shtet demokratik, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

"Republika e Kosovës është një shtet demokratik, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, i ndërtuar në parimin qytetar, ku të gjithë njerëzit, pa marre parasysh përkatësinë etnike, fetare dhe racore, i realizojnë të gjitha të drejtat dhe liritë."

Këto kanë qënë fjalët e Presidentes Jahjaga në përshëndetjen e saj për konferencën rajonale për ndihmë juridike falas.
Gjithashtu pas përshëndetjes që aji i ka bërë dhe pjesëmarrësve, presidentja ka theksuar se proçeset demokratike në Kosovë kanë avancuar dhe janë përafruar me ato Evropiane.

"Sundimi i ligjit, barazia e të gjithëve para ligjit, e drejta e patjetërsueshme e përfaqësimit dhe e mbrojtjes juridike për secilin qytetar, janë disa nga parimet të cilat tashmë janë jetësuar dhe së bashku me ndarjen e plotë të pushteteve në të cilën pavarësia e gjyqësorit luan një rol të jashtëzakonshëm, ndihmojnë në çuarjen e të gjitha proceseve përpara."

"Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim, dhe ne i kemi krijuar te gjitha parakushtet dhe japim mbështetje të plotë, edukimit juridik ligjor dhe ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të këtyre vlerave dhe të drejtave edhe me angazhimin e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Kjo nxit gjithëpëfshirje të qytetarëve në krijimin e kushteve për drejtësi, që shton hapësirën për përfaqësim dhe rrit kërkesën për llogaridhënie të institucioneve.

Të gjithë atyre që kanë nevojë ju sigurohet mbrojtja juridike falas për të gjitha çështjet, siç është ajo e biznesit, e pronës, e punës dhe gjithsesi të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndihma juridike falas fuqizon qytetarët e të gjitha shtresave, ju jep atyre zë dhe dinjitet, dhe liri.

Jemi të përkushtuar që mbrojtja juridike falas t’i përmbushë të gjitha kushtet dhe standardet në cilësi, në ekspertizë dhe në kohë, që qytetarët të jenë plotësisht të kënaqur me të." ka vazhduar më tej Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

KOMENTE