Leonard Kujtim Nanxa, 32 vjeçari me banim në Tiranë ka rënë pasditen e djeshme në prangat e policisë së komisariatit nr 4 në Tiranë.
Nanxa ishte i njohur për uniformat blu pasi ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje rreth orës 13.00, në Rrugën e Dibrës është kapur në flagrancë në momentin që i vodhi portofolin shtetases V. R. vjeç 62, banuese në Tiranë.
Por pak më parë po atë ditë rreth orës 10:00 paradite në rrugën Bardhyl ai kishte bërë dhe një vjedhje tjetër portofoli, shtetases F. M., 42 vjeç, banuese në Tiranë, tek zyrat e Njësisë Bashkiake nr.4.
Në momentin e arrestimit vjedhësit ju gjet dhe një thikë. Materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit Tiranë.