English

Siri. "Dorëzohet Kryqi i Kuq".

Kryqi i Kuq ka thënë se "nuk mund të përballojë" më, situatën e përkeqësuar në Siri.

"Situata humanitare është duke u përkeqësuar" tha Peter Maurer, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

Ndërkohë grupet opozitare siriane u takuan në Katar dhe janë të vendosur për të diskutuar bashkimin nën një udhëheqje të re.

Z. Maurer tha se konflikti kishte shkaktuar viktima aq shumë sa e ka bërë të vështirë ndihmën nga KNKK - e vetmja agjenci ndërkombëtare e ndihmës për të pasur një prani brenda në Siri që nga fillimi i konfliktit.

Ai tha se një numër i panjohur i njerëzve nuk kishin marrë as ndihmën e parë për shkak të vështirësive dhe numrit të madh të të plagosurve.

KNKK nuk ka qenë në gjendje për të marrë pjesë, në të gjitha vendet ku ka të plagosur, duke dhënë si shembull qytetin Aleppo, i cili është goditur rëndë nga dhuna në muajt e fundit.

Komentet e tij vijnë një ditë para takimit të diplomatëve të OKB-së dhe ku do të diskutohet çështja në Siri, në një takim në Gjenevë.

KOMENTE