English

Treni i udhëtarëve del nga shinat 100 m larg nga stacioni i Lezhës

Pasditen e djeshme rreth orës orës16:30, rreth 100 metra larg stacionit të Lezhës, treni i udhëtarëve ka dalë nga shinat pasi është shkëputur vagoni i fundit.

Dhjetra udhëtarë u gjendën në panik por makinisti arriti të frenonte trenin duke shmangur mundësinë e një aksidenti tragjik.

Por për këtë tren nuk është hera e parë që pëson një incident të tillë dhe megjithatë edhe këtë herë policia po punon për zbardhjen e shkakut që çoi në këtë ngjarje të frikshme.

Hekurudha ku kalon treni në Lezhë shpesh herë është dëmtuar nga vjedhjet për skrap të materialeve të metalta, por të tilla ngjarje vijnë edhe si pasojë e cilësisë së trenave të cilët nuk kanë as kushtet më minimale për udhëtim me pasagjerë.

KOMENTE