Levan-Tepelenë, autostrada më e re është "përuruar" dhe nga dherat e shumta që e bllokuan duke bllokuar dhe kalimin e automjeteve.
Në fakt autostrada e re ka 3 ditë që është bllokuar nga rreth 300 mijë metër kub gurë, të cilët kanë rënë nga faqja e malit duke bllokuar kalimin saktësisht në 100 metra të kësaj rruge nga të dyja anët.
Firma që po kryen punimet ka ndërtuar një rrugë dytësore për të lejuar kalimin e automjeteve por gjithsesi të merr kohë për të kaluar atë segment rruge që është në vendin e quajtur Kremenarë.
Por Drejtoria e Qarkullimit Rrugor në Fier thotë se edhe 500 metra të tjerë përgjatë kësaj rruge rrezikojnë shembjen dhe jetën e qytetarëve që kalojnë në këtë rrugë.