English

Jennifer Lopez: Nuk do pushoja kurrë nga puna, shqiptaren, për një autograf

Bete Doda, e cila jeton prej vitesh në Gjermani, punon si pastruese në një prej hoteleve më lluksozë.

Por ajo ka marrë një surprizë të veçantë pas kthimit në shtëpi nga puna. Stafi i hotelit e ka lajmëruar atë se ishte e pushuar nga puna pasi gjatë qëndrimit të këngëtares Jennifer Lopez, në atë hotel, ajo ka trokitur në dhomën e saj për t'i marrë një autograf, dhe pas ankesës së Jennifer, gjoja ishte shqetësuar, u morr ky vendim për shqiptaren.

Por këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka reaguar së fundmi lidhur me akuzat në shtyp se ajo ka pushuar nga puna një punonjëse hoteli me origjinë shqiptare, pasi kjo e fundit i ka kërkuar autograf.
43-vjeçarja është shprehur e indinjuar lidhur me akuzat duke ndjerë njëkohësisht keqardhje për shqiptaren. “Mendoja se më njihnit më mirë. Nuk do ta pushoja kurrë dikë nga puna për një autograf. Hera e parë që dëgjova për këtë në Twitter, ishte e dhimbshme”, shpjegon Lopez në rrjetin e saj social Twitter.
Hoteli ku ndhodhej këngëtarja dhe njëkohësisht ku punonte Bete Doda ndodhet në Dusseldorf. Shqiptarja shpjegon se pasi ka trokitur në derën e saj është larguar nga dy asistentë të saj, dhe një ditë më pas ajo është njoftuar se është pushuar nga puna.

KOMENTE