Dje në spitalin rajonal në Shkoder, është përuruar rinovimi i Qendrës së Telemjekësisë, pjesë kjo e rrjetit të telemjekësisë në spitalet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky është një projekt i bashkërenduar mes agjencisë amerikane për zhvillimin ndërkombëtar dhe ministrisë shqiptare të Shëndetësisë. Telemjekësia mundëson lidhjen e spitaleve në një rrjet virtual për të mundësuar një diagnostikim më të saktë e të shpejtë.