Një studente biznesi në universitetin e Cardiff-it ka bindur 6 shoqet e kursit të saj për të pozuar lakuriq për një kalendar të 2013, me qëllim që të mbledhë para për kurimin e nënës së saj e cila u diagnostikua me tumor në tru.
Fotot janë bërë kryesisht në ambjentet e universitetit të cilat ngjallën një interes shumë të madh ndërkohë që iu desh të përballonin dhe kohën e ftohtë pasi duhet të paraqitnin çdo muaj sipas kalendarit.
Ajo shprehet se prindërit janë krenarë për këtë gjest ndërsa vëllai më i madh e urren kalendarin.
Ajo shpreson që të rritë të ardhurat deri në 6 mijë euro ndërkohë që tumoret e trurit janë një nga vrasësit më të mëdhenj në Britani të Madhe, duke pretenduar më shumë se 3.500 viktima në vit.