17 ushtarë janë vrarë në një aksident me helikopter në Turqinë juglindore, kanë thënë sot zyrtarët turq.
Helikopteri u rrëzua për shkak të kushteve të këqija të motit në provincën Siirt, sipas zyrtarëve lokalë dhe mediave shtetërore.
Guvernatori i Siirt, Ahmet Aydin tha gjithashtu se viktimat ishin anëtarë të forcave speciale turke.
Ushtria turke është aktive në jug-lindje, duke luftuar militantët kurdë.
Televizioni shtetëror tha se përplasja ndodhi në mjegullën e dendur në një zonë malore, por autoritetet janë ende atje duke hetuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Guvernatori Ajdin tha se 13 ushtarë dhe katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit Sikorski u vranë pa mbijetuar asnjë.
Rebelët kurdë janë aktive në këtë zonë, por nuk ka asnjë tregues se ata ishin të përfshirë në këtë incident.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur si PKK, ka rritur sulmet kundër objektivave ushtarake turke në muajt e fundit, duke çuar në një rritje të aktivitetit ushtarak turk në zonë.