në aksin rrugor Gjirokastër-Derviçan, mëngjesin e sotë një aksident tragjik ka sjellë vdekjen e 2 personave dhe 5 të tjerë të plagosur.
Aksidenti tragjik ka ndodhur te kthesa e kthesa e Kordhocës, rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Përplasja e makinave me targa AA 740 BP dhe tjetra taksi Gj 254 A ka shkaktuar aksidentin tragjik e cila sipas policisë ka erdhur si shkak i humbjes së kontrollit nga ana e makinës tip Volkswagen.
Kanë gjetur vdekjen Rigers Pjetrushi, 32 vjeç, i cili ishte gjyqtar i ndeshjes Luftëtari-Kruja dhe Ilirjan Xhemali, 53 vjeç u cili po udhëtonte drejt Kakavijës, ndërsa janë plagosur Glodian Vargu, 29 vjeç nga Lezha, Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari – Kruja, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, gjyqëtari anësor, Ritvan Ponde 35 vjeç nga Gjirokastra, Xhemal Lamko 60 vjeç si dhe Adriatik Liti 61 vjeç.