Mesditën e sotme në lagjen 11 në Durrës, flakët kanë përfshirë katin e dytë të një pallati i cili është djegur plotësisht.
Sipas burimeve të policisë nga tymi kanë mbetur të asfiksuar pronari i apartamentit Redi Bejo dhe një i moshuar tjetër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.
Zjarrfikset kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit ndërkohë mendohet se shkaqet e këtij zjarri kanë erdhur nga një problem i shkaktuar në rrjetin e energjisë elektrike.