English

Treni me karburant del nga shinat dhe përfshihet nga flakët. 25 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Një tren që mbante karburant doli nga binarët në Birmaninë veriore, duke u përfshirë nga flakët pas shpërthimit, duke vrarë të paktën 25 njerëz dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Ministria e Informacionit tha se shumë prej të vdekurve dhe të plagosurve ishin fshatarët që ishin duke u përpjekur për të mbledhur karburantin e derdhur.

Treni po udhëtonte nga Mandalay në Myitkyina në veri, në afërsi të kufirit me Kinën.

Asnjë shpjegim nuk është dhënë për aksidentin, por hekurudhat e Birmanisë janë në gjendje të dobët pasi janë neglizhuar për shumë vite.

Zyrtarët thanë për BBC, se tre vagonë ​​u përmbysën dhe shpërthyen në flakë.

Kanë qenë shtatë vagonë që ​​mbanin benzinë ​​dhe dy me naftë, thanë zyrtarët.

Ministria ka postuar imazhe në faqen e saj, të vagonëve të djegur dhe trupave njerëzorë.

Treni erdhi nga binarët afër Kantbalu, një qytet rreth 800 km në veri të qytetit kryesor, Rangoon.

Numri i njerëzve të vrarë në aksident ishte i paqartë. Qeveria tha se 25 njerëz kanë vdekur dhe 62 persona të tjerë u plagosën.

Por zyrtarët e emergjencës thanë për BBC se më shumë se 80 u plagosën, dhe se 27 ishin vrarë.

Dy persona vdiqën gjatë transferimit në spital, thanë zyrtarët e emergjencës.

KOMENTE