Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, pas hapjes në Tiranë, sot në Ankara të Turqisë ka hapur ekspozitën me titull “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës 1998-1999”.
Ekspozita është përgatitur nga IHKL, ndërsa hapja e saj është bërë falë bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi dhe me Komunën e Keçiorenit, komunën më të madhe në Ankara, e cila ka 850 mijë banorë.
Hapjen e ekspozitës e kanë bërë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, Drejtori IHKL-së Prof. Dr. Zejnullah Gruda dhe Nënkryetari Komunës së Keciorenit, Reshat Ozcan.
Ekspozita është hapur në Kalanë e Estergonit në Keçioren dhe do të jetë e hapur deri në datë 15 nëntor 2012.
E njëjta ekspozitë me fotografitë e dëshmive të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovë në luftën e fundit, do ta hapet edhe në Bursa nga data 18 deri më 20 nëntor 2012, në bashkëpunim me Komunën Metropolitane dhe në Stamboll nga data 22 deri më 25 Nëntor 2012 në bashkëpunim me Komunën e Bajrampashës.