Një burrë rus ka arritur të shpëtojnë për një fije floku nga vdekja në një aksident trafiku masiv që përfshiu pesë automjete në një stacion gazi.
Por mrekullia tjetër ishte se për fat nuk pati shpërthim gazi por u plagos vetëm një person.
Një video mahnitëse e aksidentit në Orenburgut, një qytet në Uralet ruse, është shfaqur në internet. Një autobus me 30 pasagjerë në bord po ecte drejt në rrugën e tij kur një kamion Kamaz erdhi nga ana e kundërt papritmas duke bërë një kthesë të majtë.
Një burrë që ishte ndalur për të furnizuar makinën e tij ka shpëtuar për një fije.
Vetëm një grua e moshuar u plagos kur autobusi u përplas me kamionin, por dhe plagët e saj ishin aq të vogla sa që ajo vendosi të mos të shkojë në spital.
Policia ende po kryen një hetim të aksidentit. Megjithat policia e Orenburg thotë se faji qëndron te kamioni i cili nuk arriti të marrë kthesën si duhet ose të llogariste kohën e autobuzit.