Me ftesë të ministrit të jashtëm të Shqipërisë z. Edmond Panariti, sot do të vizitojë Shqipërinë ministri i jashtëm i Kosovës z. Enver Hoxhaj.
Ministrat do të zhvillojnë bisedime zyrtare, me tematikë intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik dhe bashkërendimin e aksionit diplomatik për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ministri Hoxhaj do të ketë takime edhe me krerë të lartë të shtetit Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.