English

Mario Balotelli lyen makinën me ngjyrat e ushtrisë

Mario Balotelli beson se është armiku numër një publik, me betejat e tij të vazhdueshme brenda dhe jashtë fushës në Manchester City FC.

Kështu sulmuesi italian, ka mbuluar makinën e tij Bentley Continental GT me ngjyrat dhe dizenjon e ushtrisë.
22-vjeçari ka tërhequr mjaft vëmendje me makinën e tij e cila ishte parkuar mes shumë makinave të tjera ekzotike të shokëve të skuadrës.

Ata kanë kërkuar që ta shohin nga afër njyrën e re të makinës së tij rreth 200 000 euro.

Menaxheri i Manchester City Roberto Mancini shpreson se kënaqësia e ngjyrave të makinës së tij të jetë po aq e fuqishme dhe në fushë pasi kohët e fundit ai nuk është shumë i kënaqur nga loja e Marios. Ai shpreson që të mos dalë nga gara e Champions League.

KOMENTE