Gjatë vjeshtës, dimrit dhe fillimit të pranverës moti i ftohte, lagështia dhe shtimi i ngarkesës mikrobike bejnë që rezistencat tona imunitare të bien dhe për pasojë shumë nga ne ftohen apo i zë gripi.
Duke mos kursyer askënd shpesh këto sëmundje kalohen me shumë vështirësi sidomos nga fëmijët dhe të moshuarit.
Si për çdo sëmundje tjeter edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme të parandalosh dhe sa më herët që fillon kujdesi ndaj sëmundjes aq më të lehta janë pasojat apo komplikacionet.
Mos prisni deri sa shenjat si dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, kolla etj të rëndohen.
Por nga ana tjetër kujdes me mbiperdorimin e ilaçeve pa konsultën e mjekut pasi në këtë mënyrë mund të dëmtojmë mekanizmat mbrojtës të organizmit.
Pwr rastet e lehta apo në momentin kur filloni të ndjeni shenjat e para, natyra na ka paisur me një arsenal të tërë armësh për të luftuar.
Ndër më të njohurat përmendim:
· Mullanjadhja (Althaea officinalis) - lehtëson kollën, qetëson dhimbjen e fytit dhe stimulon imunitetin.
· Lisra (Thymi herba) - antibakterial, antimykotik, çliron mukozat dhe shkrin sekrecionet
· Bliri (Tiliae vulgaris) - redukton spazmat, lehtëson kollën dhe nxit djersitjen.
· Shtogu (Sambucus nigra) - redukton inflamacionin, shkrin sekrecionet, nxit djersitjen.
· Jamballi (Glycyrrhiza glabra) - lehtëson kollën, redukton inflamacionin dhe zbut mukozat.
· Kopra (Foeniculi fructus) - antibacterial, shkrin sekrecionet dhe redukton spazmat.
Efekti i tyre merret edhe veç e veç por në laboratoret HERBARIA është studiuar efekti i tyre i kombinuar dhe është parë që shërimi është më i shpejtë dhe më efikas.
Përzierja e studiuar në laboratoret HERBARIA është :
35g Gjethe dhe rrënjë Mullanjadhe, 20g Gjethe dhe lule Lisre, 15 Lule Bliri, 10g Lule Shtogu, 10g Rrënjë Jamballi, 10g Fara Kopre.
Të gjithë ju qe mund ta përgatisni vetë duke marrë bimët respektive, mjafton të ruani raportin e duhur si më lart.
Për të gjithë të tjerët HERBARIA ka menduar që Çajin Antigrip t’jua sjellë të gatshëm në komoditetin e bustinës së çajit.
Përbërësit në çaj shpërbëjnë mukusin e mbërthyer në rrugët e frymëmarrjes, reduktojnë irritimin nga kolla dhe gjithashtu me efektin ekspektorant, dezinfektues, anti inflamator, pak spazmolitik, diaforetik, dhe imunostimulues ndihmojnë në eliminimin sa më të shpejtë të simptomave të gripit, ftohjes, kollës spo bronkitit.
Rekomandohet për periudha gripale, kundër kollës, duke ndihmuar në lirimin e rrugëve respiratore nga mukusi dhe në lehtësimin e simptomave të tjera. Përdoret gjithashtu edhe tek duhanpirësit për të ndihmuar në largimin e mukusit dhe kollës në mëngjes.
BiopharmHERBARIA
Rr.Myslym Shyri
Tiranë-Albania