Është arrestuar ditën e djeshme shefi i antikrimit të Gjirokastrës. Urdhri është dhënë nga Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.
26 vjeçari M. Kararaj është arrestuar pas një hetimi nga ministria e brendshme ku rezultoi se ka marrë rryshfet prej 10 mijë euro nga një biznesmen me inicialet E.B.
Ai akuzohet për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione politike." ndërkohë që hetimi do të shtrihet edhe më shumë pasi në ngjarje dyshohet të jenë përfshirë dhe persona të tjerë.