Cristiano Ronaldo do të humbasë ndeshjen miqësore të Portugalisë në Gabon, ditën e mërkurë,pas marrjes së një plage në syrin e tij të majtë gjatë ndeshjes së një dite më parë Levante-Real Madrid.
Ronaldo humbi gjysmën e dytë të ndeshjes së klubit të tij kundër Levante pas bërryli i mbrojtësit David Navarro e preu atë mjaft keq.
Ronaldo shënoi golin pë Madriditin në minutën e 21-të, por nuk mund të vazhdonte më pas.
Trajneri i Madrid Jose Mourinho ka thënë se ylli i tij ka "humbur vizion në të dy sytë."
Federata portugeze e futbollit tha në një deklaratë se Ronaldo do të humbasë udhëtimin në Libreville, edhe pse ai nuk dha detaje.
Edhe mbrojtësi Joao Pereira dhe mesfushori Miguel Veloso për arsye mjekësore gjithashtu do të qëndrojnë jashtë ndeshjes.
Trajneri Paulo Bento ka thirrur për ndeshje Hugo Viana dhe Ruben Ferreira.